Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen, ka deklaruar sot se do të emërojë kryesuesen e Gjykatës Supreme të Austrisë, Brigitte Bierlein, si kancelare të përkohshme derisa të mbahen zgjedhjet e ardhshme në shtator, pasi video e skandalit e njohur si “Ibiza” krijoi kaos në këtë vend.
Këtë vendim Van Der Bellen e mori pasi që qeveria e drejtuar nga Sebastian Kurz, humbi mocionin e votëbesimit në parlamentin austriak gjatë të hënës, transmeton Telegrafi.
“Ajo është kryesuesja aktuale e Gjykatës Kushtetuese në Austri dhe ajo do të emërohet kancelare e Austrisë”, ka deklaruar Van Der Bellen.
Koalicioni qeveritar i partisë së Sebastian Kurz dhe ekstremit të djathtë FPO ka rënë, pasi një video e publikuar së fundmi në të cilën fshaqet Heinz-Christian Strache zhvillon një takim me një investitore ruse e cila i ofron para të majm në këmbim të kontratave dhe tashmë njihet si afera “Ibiza”. /Telegrafi/