Numër rekord është regjistruar në shtetin austriak sa i përket të të infektuarve me coronavirus.
Austria ka raportuar 6,211 raste të reja të infeksionit me COVID-19. Deri më tani, numri më i madh i të infektuarve u regjistrua më 30 tetor, me 5,627.
Aktualisht ka 47,527 pacientë aktivë, ku 383 janë në kujdes intensiv, 17 më shumë se dje, raporton reuters.
Në 24 orët e fundit, gjithashtu 35 persona kanë vdekur, gjë që rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,227.
Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 3.3 milionë njerëz vetëm në Evropë janë infektuar me coronavirus në shtatë ditët e fundit. /Telegrafi/