Nga e hëna, Austria do të vë masa të reja kufizuese për të gjithë ata persona që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.
Në luftën kundër valës së katërt të coronavirusit, në Austri nga e hëna do të vlen karantinimi për personat e pavaksinuar, e ky vendim sot është marrë nga kancelari Alexandsar Shalenberg dhe shefat e qeverive federale, transmeton Telegrafi.
Masat janë të nevojshme për t’u parandaluar “kolapsimi i sistemit shëndetësorë”, thuhet në kumtesën e qeverisë austriake.
Kështu Austria është bërë shteti i parë në Evropë që miratoi masa të tilla shtrënguese.
E dy rajonet më të goditura Salzburgu dhe perëndimi i Austrisë, për herë të parë njoftuan se nga e hëna do të aplikojnë masën e mbylljes.
Mediat e atjeshme raportojnë se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar nga COVID-19, nuk do të mund të largohen nga shtëpia – përveç në raste të caktuara siç është shkuarja në punë, shkollë, fakultet apo për të bërë shoping.
Nga shtëpia mund të dalin edhe për vizita në kishë, të mjeku apo barnatore, e në veçanti nëse kujdesen për ndonjë person të moshuar.
Megjithatë atyre u është pamundësuar shkuarja në restorante, bare e klube të natës por edhe në koncerte e kinema, që këtë privilegj mund ta gëzojnë vetëm ata që janë vaksinuar.
Përveç këtyre masave, të gjithë qytetarët e Austrisë obligohen të bartin maskat FFP2 kur ata janë në ambiente të mbyllura.
Masat e reja vlejnë për të gjithë qytetarët e pavaksinuar të moshës mbi 12-vjeç. E personat që kanë marrë vetëm njërën dozë – duhet vazhdimisht t’i nënshtrohen testit anti-COVID që të lirohen nga këto masa.
Këto masa do të jenë në fuqi deri më 24 nëntor, e në rast se situata epidemiologjike përkeqësohet ajo mund të shtyhet akoma.
Austria ditëve të fundit kanë shënuar rritje drastike të infektuarve me COVID-19, ku vetëm mbrëmë janë regjistruar mbi 13.000 raste të reja – që është një rekord i zi nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/