Site icon Telegrafi

Austria merr masa të reja për luftimin e pandemisë

Parlamenti austriak miratoi sot propozimin e qeverisë që personat që dëshirojnë të shkojnë në teatër apo të rezervojnë hotele, duhen të kenë një test negativ për coronavirus.

Deputetët konservatorë në pushtet në një koalicion me të gjelbrit votuan për propozimin e qeverisë së kryeministrit, Sebastian Kurz.

Social Demokratët e opozitës ishin gjithashtu në favor të vendimit, duke lejuar shumicën e kërkuar të dy të tretave, ndërsa e djathta ekstreme ishte kundër, raporton spiegel.de.

Dhoma Austriake e Tregtisë ka thënë më parë se është skeptike në lidhje me masat për kafenetë, hoteletë dhe restorantet që tani janë të mbyllura.

Qeveria gjithashtu dëshiron të prezantojë një test të detyrueshëm negativ për coronavirusin kur hyn në një spital për të trajtuar sëmundje të tjera përveç COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version