Telegrafi

Austria mbështet projektet në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të martën në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, nga i cili mori përkrahje për projektet që ndërlidhen me këtë ministri.

Ministri Agani, fillimisht e njoftoi ambasadorin Brieger me punën dhe projektet që janë duke u realizuar në këtë ministri, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me ruajtjen e mjedisit, si çështjen e mbeturinave, ujërave të zeza, por edhe me situatën e vërshimeve të krijuara si pasojë e daljes së lumenjve nga shtretërit.

Ambasadori austriak, shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të shtetit nga ai vjen për përkrahjen e të gjitha projekteve që kanë për qëllim rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ai konfirmoi se shteti i Austrisë mbetët i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën në çdo fushë dhe se një ndihmë e tillë nuk do të mungojë as në të ardhmen. /Telegrafi/