Telegrafi

Austria i ‘lidh këmbët’ Erdoganit: Nuk je i mirëpritur për mitingje në vendin tonë!

Austria ka vendosur zyrtarisht se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk mund të organizojë mitingje fushate mbi referendumin e prillit në Austri.

Erdogan është duke planifikuar të bëjë fushatë në disa vende të Bashkimit Evropian para votimit të 16 prillit në Turqi, i cili pritet t’i japë kompetenca edhe më të mëdha.

Por ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz tha se Presidentit turk nuk ishte i mirëpritur të mbante tubime duke shtuar se nëse kjo ndodhte, ‘fërkimet’ mes dy vendeve do të rriteshin ndjeshëm.

Të paktën 300,000 banorë austriakë janë me origjinë turke, shkruan “BBC”.

Kryeministri turk Binali Yildirim ka mbajtur këtë muaj një miting në Gjermani, e cila gjithashtu ka një pakicë të konsiderueshme turke.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme, Kurz tha se “ne në mënyrë të qartë kundërshtonte fushatën polarizimin turk në Austri”. /syri/