Telegrafi

Austria kthen armët e Skënderbeut në Shqipëri

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në praninë e kryetares së parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, kryeparlamentarja austriake, Barbara Prammer deklaroi se brenda muajit tetor armët do të kthehen në Shqipëri.

Prammer pohoi gjithashtu se për këtë proces është përgatitur baza ligjore e përshtatshme dhe çdo gjë do të përfundojë shumë shpejtë. /Telegrafi/