Austria hyri në bllokimin e tretë të shtunën ndërsa shumë njerëz ende festonin Krishtlindjet. Do të zgjasë deri më 24 janar, por nga 18-t njerëzit mund të testohen dhe të dalin herët nëse testohen negativisht.
Disa nga 400 vendpushimet e skive të vendit u rihapën në prag të Krishtlindjes – pronarët e tyre thanë se rregullat për distancimin do të respektoheshin. Por fotografitë janë shfaqur në mediat sociale duke sugjeruar të kundërtën, raporton euronews.
Në një konferencë për shtyp të Ditës së Krishtlindjes, kancelari, Sebastian Kurtz u tha austriakëve se tremujori i parë i vitit 2021 do të ishte shumë i zymtë, por priste që normaliteti të kthehej deri në verë.
Ai shtoi se një valë e tretë e COVID-19 duhej ndaluar dhe se testimi dhe vaksinimi ishte përgjigjja.
Testimi masiv u krye në fillim të dhjetorit, por nuk pati sukses. Në Vjenë, pak më pak se 14 për qind morën pjesë dhe në Salzburg, ishte rreth 20 për qind. Fillimisht, qeveria kishte shpresuar që 60 për qind e popullsisë do të merrte pjesë. /Telegrafi/
Sie nannten es "Harter #lockdown". pic.twitter.com/GHZJVwOvOs
— Thomas Walach (@ThomasWalach) December 26, 2020