Austria nga e hëna – pra më 31 janar do të shfuqizojë izolimin për personat e pavaksinuar.
Kancelari Karl Nehamer dhe ministri i Shëndetësisë, kanë njoftuar për zbutjen e masave anti-COVID, pak kohë pasi është mësuar se vendi ka shënuar numër rekord të infetuarish gjatë 24 orëve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, zyra e kancelarit e sheh situatën si normale në repartet e kujdesit intensiv. Izolimi për personat e pavaksinuar ishte një “prej masave më të rrepta që ishin ndërmarrë”.
Madje në nivel global, pak vende aplikojnë masa të tilla të rrepta siç ka bërë Austria. /Telegrafi/