Rreth orës tre të mëngjesit, pjesa lindore e Austrisë është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 magnitudë.
Epiqendra e tërmetit ishte mes Vjenës dhe Gracit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, raporton EMSC.
Nuk raportohet për dëme materialen, ndërsa banorët e Austrisë në ueb-faqen e EMSC-së raportojnë se dridhjet e tokës i kishin zgjuar.
Dridhjet ishin ndier edhe në Çeki, Slloveni e deri në Zagreb të Kroacisë.
“Gjithqka lëvizte, pati dridhje për disa sekonda”, thanë banorët e atjeshëm. /Telegrafi/