Site icon Telegrafi

Austria financon me një milion euro hulumtimet shkencore të studentëve kosovarë

Nga sot të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi më të mëdha që përtej studimeve të zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve shkencore.

E gjithë kjo falë marrëveshjes së nënshkruar sot në mes të Ministrisë së  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shërbimit Botëror të Universitetit të Austrisë për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”.

Projekti është i financuar nga  organizatat austriake në shumë prej mbi 1një milion, ndërsa MASHT-i për këtë projekt ka ndarë rreth 200 mijë euro.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi duke falënderuar shtetin austriak për ndihmën që po i ofron Kosovës.

“Kjo marrëveshja e sotme na jep mundësi që të përkrahim studentët tanë në pjesën e doktoraturës dhe në pjesën e specializimeve post doktoraturës, dhe po ashtu në fushën më të rëndësishme që ne çalojmë si shtet në pjesën e hulumtimeve të cilat pjesa e organizatës HERAS po na jep një përkrahje të jashtëzakonshme. Ne po hapim mundësi të reja për të rinjtë tanë që vërtetë të keni mundësi që përveç studimeve të zakonshme që kanë qenë deri më tani të kenë mundësi përtej kësaj që ta zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve, pjesën shkencore ajo që është vërtet shumë e nevojshme”, tha Bytyqi.

Bytyqi tutje shtoi se projekti HERAS ndihmon të gjitha institucionet e arsimit të lartë të krijojnë institute hulumtuese, fushë e cila iu ka munguar shumë universiteteve.

“Kemi pasur një takim ku është prezantuar puna që është bërë nga HERAS, është bërë publikimi i një rregulloreje ku janë përcaktuar edhe pikat kontaktuese të ekspertëve që është tejet e rëndësishme dhe krejt  kjo po e ndihmon jo vetëm Universitetin e Prishtinës por të gjitha institucionet e arsimit të lartë, të krijohen institute hulumtuese dhe të zhvillohet ajo që neve më së shumti na ka munguar në institucionet tona”, tha ai.

Përfaqësuesja e Wus Austira,  Veronika Nitsche tha se kjo marrëveshje e thellon më tej bashkëpunimin me Ministrinë, me qëllim të zhvillimit të arsimit të lartë.

Sipas saj, projekti ka për qëllim të ndërlidh arsimin e lartë me tregun e punës, raporton KP.

“Projekti quhet HERAS do të thotë Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar. Që ndërlidhet me rëndësinë e arsimit të lartë dhe lidhjen me tregun e punës. Ky projekt financohet nga Agjencia për zhvillim të bashkëpunimit të Austrisë dhe bashkë financohet nga Ministria e Arsimit. Jemi të lumtur që bashkëpunojmë në sistemin e arsimit të lartë në shumë aspekte përmes universitete dhe përmes Ministrisë së Arsimit”, tha ajo.

Projekti HERAS financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Exit mobile version