Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë Karin Kneissl, i uroi Athinës dhe Shkupit për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë.
Kneissl në këtë rast e përdori emrin e ardhshëm e Maqedonisë.
-Përgëzime për Greqinë dhe Maqedoninë Veriore për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Ky është sukses i dialogut dhe diplomacisë. Kjo ditë është e veçantë për gjithë rajonin, ka shkruar në Twitter.
Cicërima e asaj më vonë u shpërnda nga kancelari Sebastian Kurz.
Edhe kryeministri britanik, Boris Johnson e ka përgëzuar marrëveshjen ndërmjet kryeministrave Zaev e Tsipras, për çështjen e emrit.
Sipas tij, bëhet fjalë për një lajm të mrekullueshëm, dhe se për këtë duhet lidreship dhe guxim politik.
“Është lajm i mrekullueshëm që kryeministrat Zaev e Tsipras arritën ujdi për çështjen e emrit. Për këtë duhet lidership dhe guxim politik. I inkurajoj të gjithë liderët politik në të dy vendet që t’i pranojnë përfitimet që do t’i sjell zgjidhja e kësaj çështje afatgjate”, thotë Johnson në Twitter./Telegrafi/
Congratulations to Greece and North Macedonia for resolving their long-running name dispute – a success of dialogue and diplomacy. This is an important day for the whole region.
— Karin Kneissl (@Karin_Kneissl) June 12, 2018
Fantastic news that PMs @Zoran_Zaev and @tsipras_eu have reached an agreement on the Name Issue. This took leadership & political courage. I urge all political leaders in both countries to recognise the benefits that resolving this long-standing issue will bring🇬🇷🇲🇰
— Boris Johnson (@BorisJohnson) June 12, 2018