Telegrafi

Austri, Van der Bellen bën betimin si kreu i shtetit

Alexander Van der Bellen u betua sot si president i Austrisë, duke u bërë kreu i parë i shtetit i mbështetur nga një parti opozitare e vendit.

Ish-kreu i Partisë së Gjelbër bëri betimin në parlament pasi mundi rivalin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer në zgjedhjet e muajit dhjetor me 53,8 për qind të votave.

Zgjedhjet shfaqën zhgënjimin e votuesve të të dy partive të qendrës, që kanë formuar një koalicion qeveritar në dekadën e kaluar, të Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Popullore konservatore.

Marrja e detyrës së Van der Bellen vjen mes një krize të rëndë të partnerëve të koalicionit, që ka rritur spekulimet lidhur me zgjedhjet e parakohshme. /kp/