Një shqiptar nga Kosova, është akuzuar nga ish gruaja e tij për kërcënim.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin St. Pöltner, të Austrisë.
Ish gruaja e shqiptarit ka rrëfyer para gjykatës, se nuk ka qenë i rrezikshëm, por në momentin që janë shkurorëzuar, ka ndryshuar qëndrim duke u bërë agresiv.
“Jo. Deri në shkurorëzimin tonë ai ishte krejtësisht normal. Pas ndarjes ai ndryshoi krejtësisht,” tha ish gruaja, tani nëna e një fëmije.
“Ai më kërcënoi se do ma kthente jetën në ferr. Nëse ti dhe fëmija tim shkoni te ndonjë burrë tjetër, atëherë do të vras ti, fëmijën dhe vetveten”, citohet të ketë thënë shqiptari përmes një sms në telefon.
Ndërkaq, të enjten kosovari duhet të përgjigjet përpara Gjykatës për akuzat kërcënim dhe lëndime trupore.
Ai është përleshur me grushte edhe me ish kunatin në një klub nate në St.Pöltner.
Aty janë dëgjuar edhe fjalë kërcënuese, por çështja është nëse kjo vlen si provë për Gjykatësin.
Gjykimi përfundimtar do vendoset në 28 qershor, ku ka edhe materiale të incizuara të përleshjes mes të pandehurve.
Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ai të qëndrojë larg asaj dhe fëmijës. Gjykatësi Weiaderek e pranoi kërkesën e një ndalimi kontakti mes tyre. /Telegrafi/