Ekspertiza e policisë austriake tha se “shqiptarët u arratisën duke përdorur mjetet e kuzhinës dhe për t`iu shmangur rojeve të burgut, ata u larguan përmes tuneleve të ventilatorëve të kuzhinës”.
“Dy të arratisurit mundën të largohen nga ambjentet jashtë burgut me një makinë që drejtohej nga një person i tretë”, tha policia austriake, raportoi Ora News.
Dy shqiptarët e arratisur ishin në listën e ekstradimit për në Shqipëri. /Telegrafi/