Telegrafi

Australianja tronditet me gjarprin që i hyri në shtëpi

Një grua australiane u përball me një situatë të papritur kur një gjarpër i kishte hyrë në banjë madje kishte përfunduar në peshoren e saj.

Duke marrë parasysh këtë, ajo thirri shërbimet për ta larguar gjarprin nga peshorja, transmeton Telegrafi.

Shërbimi Barossa Reptile Service publikoi madje një video që tregonte momentin kur punonjësi i saj largoi gjarprin nga pajisja matëse e peshës.

“Ky zvarranik i vogël duhet të ketë qenë i shqetësuar për peshën e tij këtë”, thuhej në formë shakaje në postim.

Pronarja e shtëpisë supozon se gjarpri duhet të ketë hyrë brenda shtëpisë përmes një fshese që më parë mund të ketë qenë jashtë. /Telegrafi/