Telegrafi

Australianja mbeti me dy gunga pas një ndërhyrjeje në fytyrën e saj

Një grua e cila bëri një ndërhyrje kozmetike në fytyrën e saj pati mbetur me dy gunga të fryra në anët e ballit.

Jessie Carr, nga Sydney, Australia ka paguar 2,000 dollarë ngritjen e lëkurës tek sytë në tetor të vitit 2021, por mbeti jashtëzakonisht e zhgënjyer me rezultatin përfundimtar, transmeton Telegrafi.

Procedura ndihmon në krijimin e një pamje tërheqëse ‘sy dhelpër’ duke ngritur cepat e vetullave, por disa javë më vonë ajo vuri re se fijet në ballë ishin shumë të dukshme.

Australianja ndau përvojën e saj në një seri videosh në TikTok dhe përfundimisht i hoqi ato mbushje.

Procedura që ka bërë ajo është e njohur shumë midis njerëzve të famshëm.

Por Jessie kurrë nuk priste që zgjedhja për të kryer procedurën do të kthehej në një makth. /Telegrafi/