Site icon Telegrafi

Australiania tronditet pasi qëndroi 20 minuta në guaskën e tualetit dhe nuk kishte vërejtur merimangën e fshehur

Një modele australiane ka ndarë ‘tmerrin’ e saj kur gjeti një merimangë të madhe gjuetare të fshehur nën ndenjësen e saj të tualetit, pasi ishte ulur në të për 20 minuta duke ndenjur në telefonin e saj.

Gabriella Pizzato, e cila jeton në Gold Coast, Queensland, ishte pothuajse në lot derisa regjistroi një video të merimangës duke u zvarritur nga vendi ku po fshihej, pasi modelja u ngrit në këmbë, transmeton Telegrafi.

“Sapo shkova në tualet, u ngrita dhe lëshova ujin dhe gjeta një merimangë të madh nën sedilje. Isha ulur aty për rreth 20 minuta! O Zot, dua t’ju tregoj, është në të vërtetë e madhe. Dua të qaj. Është e madhe”, tha ajo në një video të TikTok.

Derisa Pizzato po fliste, këmbët e merimangës u shfaqën poshtë mburojës së guaskës së tualetit. /Telegrafi/

@gabpizzato Watch till the end ? I have no idea how I’m ever gonna goto the toilet again #spider #australia #fyp ♬ original sound – Gabriella Pizzato
Exit mobile version