Site icon Telegrafi

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Historia e pazakontë ka ndodhur në Australinë Jugore dhe nusja ka treguar se si ka mbetur pa fustanin e saj të nusërisë 1200 euro.

Lyndell Kane dhe Tom Mytton erdhën në një magazinë në Adelaide për të mbledhur disa sende. E vendosi kutinë me fustanin zyrtar në çatinë e xhipit dhe aty filluan problemet.

I zgjedhuri i Lyndell kishte qëllime të mira, ndaj vendosi kutinë me fustanin e nusërisë në çati që të mos rrudhte, transmeton newyorkpost.

Megjithatë, kur mbaruan vendosjen e sendeve, djali harroi ta fuste kutinë në bagazh!

“Arritëm në qendrën tregtare dhe aty kuptoi se çfarë kishte ndodhur. U kthyem, parkuam mjetin dhe ecëm pranë rrugës ku po nxitonin kamionët. Po përpiqeshim të gjenim kutinë”, shpjegoi nusja e ardhshme.

Vajza e dëshpëruar po ofron një shpërblim prej 300 euro për personin që gjen fustanin dhe ia kthen në dasmë të planifikuar për në shkurt të vitit 2025.

“Do të jetë një fjalim i mrekullueshëm për martesë”, tha Lyndell me shaka, duke shtuar se e zgjedhura e saj i vjen keq për gjithçka.

Ajo thotë se Tom qau kur pa se sa e mërzitur ishte ajo.

“Për një mashkull jo shumë emocional, dje ka pasur shumë emocione”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version