Një burrë australian ka vdekur pasi u sulmua nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake, thotë policia.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një i afërm e gjeti 77-vjeçarin me lëndime të rënda të hënën në shtëpinë e tij në Redmond, rreth 400 kilometra në jug të Perthit.
Kur mjekët e urgjencës mbërritën në pronën rurale, kanguri i pengoi ata të trajtonin njeriun.
Policia u detyra ta qëllonte kafshën për vdekje. Burri ka vdekur në vendngjarje.
Një zëdhënës i policisë tha për mediat se besonin se burri ishte sulmuar nga kanguri – një kafshë e egër – më herët gjatë ditës.
Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kg dhe të rriten deri në 2 metra.
Por sulmet fatale janë të rralla – ky është i pari i raportuar në Australi që nga viti 1936.
Kangurët kanë “shumë armë” si dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme, tha eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve. /Telegrafi/