Site icon Telegrafi

Australiani u martua me shokun më të mirë, qenin e tij

Gusio (25 vjeç) tha se ceremonia e organizuar në qytetin Toowoomba në Queensland, ishte e thjeshtë dhe kishte ftuar vetëm familjen e ngushtë dhe rrethin e ngushtë të shokëve.

“Kjo ishte një ceremoni në të cilën kam ftuar vetëm miqtë e mi. Ishte vërtetë argëtuese. Jemi veshur mirë dhe jemi përgatitur për dasmë. Megjithatë, është e pamundur ta martosh një qen”, tha Gusio për AFP-në.

Dhëndëri para kësaj ngjarje zbuloi se dashuria ndaj qenit të tij është vetëm platonike. “Nuk ka asgjë seksuale në këtë lidhje. Kjo duhet kuptuar vetëm si shaka”, tha Gusio, duke shtuar se shpreson se nuk e ka ofenduar askënd me aktin që ka bërë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version