Site icon Telegrafi

Australiani tri javë jeton me merimangat vdekjeprurëse

“Nuk më pëlqejnë merimangat, por as nuk kam frikë prej tyre”, tha 67 vjeçari nga Melbournei. Le Souef më herët dëshiroi t’i kalojë edhe tri javë në shoqërinë e gjarpinjve, megjithatë autoritetet nuk e lejuan.

Por, australiani nuk ia ka frikën as merimangave helmuese. Ai thotë se nuk ka frikë se do ta kafshojnë dhe shpreson se do të arrijë të grumbullojë sa më shumë para për qëllime humanitare.

Sipas medieve australiane, Le Souef tashmë ka kaluar disa ditë me merimangat, ndërsa numri i tyre ka filluar të zvogëlohet pasi kanë filluar ta hanë njëra tjetrën. Për këtë arsye merimangat kanë filluar të ushqehen me krimba dhe zvarranikë tjerë, ndërsa australiani shpreson se kjo do t’i qetësojë ato. /Telegrafi/ 

Exit mobile version