Telegrafi

Australiani shkaktoi reagime pasi u pa duke ngrënë pulë të papjekur

Një burrë u kap nga kamerat duke ngrënë pulë të papjekur në një qendër tregtare në Adelaide të Australisë.

Ai po hante kofshë pule të papjekur derisa ishte në shkallë lëvizëse në qendrën tregtare Westfield Marion, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz që u neveritën nga ky veprim shprehën shqetësimin e tyre për shëndetin e burrit, pasi pula e papjekur është një faktor i njohur për helmim nga ushqimi.

Shpendët e papjekur dhe mishi mund mund të përmbajnë baktere të dëmshme, duke përfshirë salmonelën, listerinë, kampilobakterin dhe bakterien E. coli që mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi, sipas një autoriteti.

Disa pyetën nëse burri është ‘akoma gjallë’ pas këtij veprimi. /Telegrafi/