Telegrafi

Australiani pretendon se është djali jashtëmartesor i Mbretit Charles III dhe i Mbretëreshës Camilla

Një australian me origjinë britanike, i cili beson se është djali jashtëmartesor i Mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij Mbretëreshës Camilla, ka deklaruar se është “shumë e rëndë për të” ta sheh Williamin si Princin e Uellsit.

Inxhinieri nga Queensland, Simon Charles Dorante-Day, 56 vjeç, u birësua në moshën tetë-muajshe dhe pohon se gjyshja e tij birësuese i tha atij në shtratin e vdekjes se ai ishte ‘djali i fshehtë’ i Charles dhe i Camilla-s, transmeton Telegrafi.

Ai ka folur prej vitesh për dëshirën e tij që anëtarët e familjes mbretërore t’i nënshtrohen një testi të ADN-së për të vërtetuar trashëgiminë e tij gjenetike dhe madje ka kërkuar këshilla të larta ligjore pasi një letër e shkruar për Mbretëreshën që fliste për gjendjen e tij nuk u përgjigj me dinjitet.

Dorante-Day lindi në Portsmouth, të Mbretërisë së Bashkuar, më 5 prill 1966 dhe u birësua në moshën tetëmuajshe përpara se familja e tij të zhvendosej më vonë në Australi.

Gjyshërit birësues të Dorante-Day kishin punuar për Mbretëreshën dhe Princin Philip në një nga shtëpitë e tyre mbretërore dhe ai pretendon se gjyshja e tij birësuese i tha atij se ishte djali i Charles dhe Camillas. /Telegrafi/