Site icon Telegrafi

Australiani po kërkonte ari, fotografoi UFO-n në qiell

Gjatë atij vikendi nuk kishte zbuluar ari kështu që me një mik filluan të lëshoheshin teposhtë malit. Kur u lëshuan u ndalën për ta bërë një fotografi. Fillimisht nuk vërejtën asgjë të pazakontë derisa Adami shikoi fotografitë në shtëpi.

“Kur po fotografoja, dielli më ra në sy dhe nuk mundesha të koncentrohesha në objektivin e dëshiruar. Vetëm e kam shkrepur aparatin. Kur më vonë i pashë fotografitë mbeta i shtangur”, tha Adami.

Kërkuesi i arit thotë se njeh një numër të madh të njerëzve të cilët kanë parë objekte të pazakonta fluturuese në atë rajon. Rajoni Southern Tablelands në Walesin Jugor të Australisë është i njohur edhe për paraqitjet e shpeshta të UFO-ve.

Çdo vit njerëzit njoftojnë dhjetëra raste, ndërsa çdo muaj mblidhen për t’i shkëmbyer përvojat me UFO-t, shkruan “Daily Telegraph”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version