Një fotograf nga Australia ka arritur që një varkë ta shndërrojë në një varkë fluturuese, nga e cila po shkrep fotografi të jashtëzakonshme mbi ishujt Solomon në jug të Paqësorit.
Bëhet fjalë për Ben Neale, 37-vjeç, i cili nuk hezitoi të ngritet lart në ajër për të eksploruar paqësorin me varkën fluturuese, transmeton Telegrafi.
Ai mëton që fotografitë e tij t’i shfrytëzojë për Gallery Earth, një ngjarje bamirëse ku fotografitë shiten, e paratë e grumbulluara ndahen për organizatat e ndryshme joqeveritare.
Ben e pranoi dërgesën nga Shtetet e Bashkuara, në 8 mijë pjesë të vogla të cilat i montoi pa ndihmën e ndonjë profesionist apo manuali.
“Sapo më erdhi nga Shtetet e Bashkuara në 8 mijë pjesë të ndryshme, vendosa t’i montojë pa pasur shumë njohuri se për çfarë në fakt ishte e destinuar”, tha Ben.
Për procesin e ndërtimit të varkës fluturuese i janë dashur dy muaj, por në fund rezultoi të ketë një makineri shumë efektive.
“Lartësia maksimale që kjo varkë fluturuese e arrin është 4 mijë metra”, shtoi i riu nga Cairns, Queensland, Australi. /Telegrafi/