Site icon Telegrafi

Australiani ndërton ‘bodrum vere’ brenda shkallëve në shtëpinë e tij

Ju ka ndodhur ndonjëherë të vështroni shkallët në shtëpinë tuaj, dhe të mendoni se diçka po iu mungon atyre, por nuk e dini saktësisht se çfarë?

Një familje australiane ka ndërtuar një ‘bodrum vere’ me 156 shishe, brenda shkallëve të shtëpisë së tyre, vepër e ndërtuesit australian, Murray Berill.

Murray krijoi bodrumin epik të verës për më shumë se një javë, ndërsa ndau disa postime të punës së tij në Facebook.

“Në rregull, kjo shkon për të gjithë adhuruesit e verës. Çfarë duhet të bëni me hapësirën e vdekur nën shkallë?. Krijoni një bodrum vere. Ndihem krenar për këtë”, ka shkruar Berill në Facebook.

Murray i cili jeton në qytetin Bendigo të Australisë, është i specializuar për ripunimin e shtëpive, ndërsa me këtë të fundit fitoi shumë vëmendje nga publiku.

Ai shpjegoi se bodrumi është i izoluar mirë dhe ka një termometër të instaluar për të matur temperaturën. /Telegrafi/

Exit mobile version