Telegrafi

Australiani ndaloi trafikun për të ndihmuar një koalë të kalonte rrugën

Teksa pushonte në ballkonin e shtëpisë në Australi, Will Thornton vuri re një koalë që zbriste nga një pemë aty pranë për të kaluar rrugën për në pyllin në anën tjetër.

Thornton nuk mund të ulej dhe të shikonte, kështu që zbriti në rrugë këmbët-zbathur dhe vendosi të ndihmonte kafshën.

Ai doli në rrugë dhe filloi t’u bënte shenjë me dorë drejtuesve të mjeteve për të ulur shpejtësinë.

Vjehrra e tij ka filmuar gjithçka nga ballkoni dhe e ka postuar në Facebook.

Puna e vështirë e Thornton dha rezultat. Koala kaloi rrugën e padëmtuar dhe u zhduk në pyll.

Ndryshe, Koala është kafshë në formë të ariut që ka gëzof të trashë dhe ushqehet me gjethe. /Telegrafi/