Telegrafi

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani Adam Farquharson kungullin më të madh të vendit e ka shndërruar në një varkë të vogël me të cilën ka lundruar në lumin Tumut.

Kungulli 408 kilogramësh i quajtur Tormund për nder të personazhit të Game of Thrones, Tormund Giantsbane, u kultivua nga Mark Peacock, përcjell Telegrafi.

Farquharson kërkoi nga Peacock që ta kishte kungullin përpara se ai të bëhej ushqim për kafshët .

Ai e hodhi kungullin në lumin Tumut ndërsa rreth 1,000 spektatorë e ndiqnin nga bregu.

Farquharson tha se motivi i tij i vetëm për këtë veprim ishte të argëtohej për vete dhe t’i bënte njerëzit të buzëqeshnin.

Bëhet e ditur se tani kungulli do të vazhdojë të përdoret për të ushqyer bagëtitë e Peacock. /Telegrafi/