Site icon Telegrafi

Australiani jeton dhe përcjell futboll në topin “Jabulani”

Shtëpia e tij e përkohshme, e cila gjendet në Melbourne, është e pajisur me frigorifer, televizor dhe një shtrat për fjetje, ndërsa atë mund ta vizitojnë edhe miqtë.

“Adidas” e zgjodhi atë për t’i përcjellë ndeshjet, ndërsa gjatë kohës kur nuk ka futboll ai shkruan në Twitter dhe shkruan në blogun e tij nga topi Jabulani, i gjerë gjashtë metra.

“Njerëzit tjerë kanë obligime në punë dhe në familje. Obligimi im i vetëm është që të shkruaj me kohë komentet në blogun tim pas ndeshjeve të futbollit”, thotë ky 23 vjeçar.

Ai bile nuk ka nevojë të lajë rrobat ose të pastrojë, ndërsa është pajisur edhe me një “Playstation3” dhe një llaptop, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Pasi të përfundojë kampionati, ai do të paguhet 3000 dollarë, ndërsa do t’i dhurohen edhe të gjitha pajisjet që gjenden në top, si dhe tri çanta me përgatitje sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version