Site icon Telegrafi

Australiani goditet nga makina e policisë e më pas rrahet nga oficerët gjatë arrestimit

Një baba i tre fëmijëve me çrregullime bipolare është në koma pasi u godit nga një makinë policie dhe u sulmua nga oficerët gjatë një arrestimi brutal në Australi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 32-vjeçari po trajtohet në njësi të kujdesit intensiv pas incidentit shqetësues në qytetin e Epping të dielën pasdite.

Të afërmit e tij thanë se i njëjti ka kërkuar trajtim psikiatrik në Spitalin Verior, por u arratis pasi nuk arriti të gjente një vend, duke çuar në thirrjen e policisë.

Ngjarja e tij u filmua nga kalimtarët e rastit, dhe disa pamje të reja treguan se si pacienti i arratisur ‘fluturon’ në ajër pasi u godit nga një makinë policie.

Duke mos u mjaftuar, oficerët e vendosën atë në tokë dhe siç shihet në pamjet e mëposhtme ai sulmohet me shqelma nga oficerët. /Telegrafi/

Exit mobile version