Telegrafi

Australiani gjen një copë ari me vlerë prej 30 mijë dollarësh

Një burrë nga Australia ka zbuluar një copë të rrallë ari, për të cilën ekspertët besojnë se do të vlejë gati 30 mijë dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ‘pasuria’ prej 280 gramësh u gjet afër Kalgoorlie në perëndim të qytetit Perth, nga një ‘gjahtar thesari’ i cili nuk u identifikua me emër.

Metali me vlerë, mendohet të jetë 95 për qind ari i pastër, ndërsa disa koleksionistë mund të paguajnë edhe më shumë për gjetjen e tij.

Copa e çmuar vlerësohet për rrallësinë dhe madhësinë e saj.

Fotoja e këtij metali u shpërnda në Facebook nga faqja The Prospector Patch, ku hulumtuesit me fat, ndajnë imazhet e gjetjeve të tyre. /Telegrafi/