Telegrafi

Australiani 77-vjeçar grushtoi peshkaqenin i cili i erdhi pas dhe e kafshoi në këmbë

Një i moshuar australian ishte sulmuar keq nga një peshkaqen pranë Lagunës Yallngup në jugperëndim të Australisë Perëndimore.

Incidenti kishte ndodhur të shtunën derisa 77-vjeçari po bënte zhytje me një grup njerëzish, dhe aty një peshkaqen i erdhi nga pas, transmeton Telegrafi.

Richard Stubbs ishte sulmuar në këmbë nga grabitqari i cili ishte fshehur në algat e detit derisa po notonte në ujë.

Më pas, 77-vjeçari nga Dunsborough në jug të Perthit e grushtoi peshkaqenin dhe arriti të ikte nga aty falë ndihmës së disa të tjerëve që ishin afër në ujë.

Ai tha se nuk e dinte që një peshkaqen e kishte kafshuar dhe tha se u frikësua papritmas pasi u godit nga kafsha.

“Isha shumë i frikësuar”, tha ai.

Australiani kishte notuar deri 50 metra drejt bregut. /Telegrafi/