Site icon Telegrafi

Australianet thyen rekordin e vrapimit me take të larta

Përfaqësuesi i Guinnessit e vërtetoi rekordin e ekipit të vajzave, të quajtur Pinkettes, dhe ua dhuroi nga një certifikatë.

Vajzat në garën humanitare të organizuar në Sydney ishin favorite prej fillimit, sepse që të katërtat studiojnë në Institutin e Sporteve.

Brittney McGlone, Laura Juliff, Casey Hodges dhe Jessica Penny me shpërblimin prej 10.000 dollarëve do të udhëtojnë për pushime në Tajlandë.

Në këtë garë u grumbulluan mbi 20.000 dollarë, të cilat do të dhurohen si donacion për luftën kundër kancerit të gjirit. Në këtë garë morën pjesë 100 femra dhe një mashkull. /Telegrafi/

Exit mobile version