Celeste Barber ka grumbulluar mbi 30 milionë dollarë brenda tri ditësh për t’i ndihmuar të prekurit nga zjarret në Australi.
Komikja 37 vjeçare e kishte bërë një postim në Facebook të premten duke njoftuar se ka ngritur një fond për grumbullimin e mjeteve.
Ajo ka thënë se paratë po i mbledh për shërbimet e zjarrfikësve, si edhe për njerëzit që janë dëmtuar nga këto zjarre, kështu që ka kërkuar nga të gjithë që të ndihmojnë.
Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe në fondin e saj ishin grumbulluar mbi 15 milionë dollarë, ndërsa kjo shifër tashmë është mbi 30 milionë dollarë dhe vazhdon të rritet.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke kërkuar nga Barber që të garojë për presidente, pasi siç kanë thënë, ajo ka arritur të grumbullojë më shumë fonde brenda dy ditësh sesa ka dhuruar qeveria australiane.
Modelja Rebecca Judd ka kontribuuar me 50.000 dollarë. Ajo njëherësh ka bërë apel për të gjithë që të dhurojnë para për t’i ndihmuar ata që kanë mbetur pa shtëpi. /Telegrafi/