Lodrat e shpërndara dhe të paorganizuara të fëmijëve në shtëpi, nuk iu pëlqejnë fare prindërve.
Por, është gjetur një zgjidhje gjeniale për këtë problem, duke zhvilluar konceptin e “bibliotekave të lodrave”.
Në një video, një nënë nga Australia tregoi një “bibliotekë lodrash”, ku për një tarifë mujore, prindërit mund të marrin me qera çdo gjë, nga rrobat e fëmijëve deri te lodrat.
“Ato kanë të gjitha lodrat që fëmija juaj mund të dëshirojë, dhe ju mund të jeni të kënaqur që ato nuk do të zënë vend më në apartamentin tuaj për një kohë të gjatë”, tha ajo.
Ky koncept u zhvillua nga Shoqata e Bibliotekave të Lodrave, të cilët tashmë kanë hapur mbi 280 biblioteka të tilla në të gjithë Australinë.
Me tarifën bazë të anëtarësimit, prindërit mund të marrin hua katër lodra në të njëjtën kohë, dhe t’i mbajnë ato për tri javë.
Përparësitë e këtij koncepti janë se kursen hapësirë dhe para. /Telegrafi/