Telegrafi

Australian Open: Serena mbron titullin

Williams e fitoi setin e parë, por u dorëzua në të dytin ndaj kampiones së vitit 2004, para se ta fitojë bindshëm setin e tretë që i solli edhe titullin gjatë përballjes që zgjati dy orë e shtatë minuta.

 

Me fitoren e sotme Williams mbron titullin e fituar në vitin e kaluar (2009), që është hera e pestë në këtë turne pas edhe tre triumfeve të mëhershme në vitet 2003, 2005 dhe 2007. Williams bëhet femra e parë që mbron titullin në Australian Open që kur Jennifer Capriati e mbrojti në vitin 2002.

Ky trofe është i 12-ti Grand Slam për Williams që barazohet me Billie Jean King në pozitën e gjashtë të listës së kampioneve që kanë fituar më së shumti Grand Slam./Telegrafi/