Telegrafi

Australian Open, Johanna Konta është kundërshtarja e Serena Williamsit

Johanna Konta ka bërë një tjetër performancë mbresëlënëse në Australian Open duke e mposhtur Ekaterina Makarovan dhe në këtë mënyrë është kualifikuar çerekfinale të këtij turneu.

Britanikja, e cila është e renditur e nënta, fitoi me rezultat 2-0 (6-1, 6-4) ndaj ruses që është e 30-ta në ranglistë.

Lexo po ashtu LEXONI TË GJITHA LAJMET PËR AUSTRALIAN OPEN

Në vitin e kaluar, 25-vjeçarja kishte arritur për herë të parë në një finale Grand Slam në Melbourne dhe këtë edicion do ta kërkojë sërish.

Megjithatë, për të ndodhur kjo, ajo fillimisht duhet të përballet me Serena Williamsin, me të cilën do të ndeshet në çerekfinale.

Amerikania, e cila është e dyta në renditje, tejkaloi rezistencën e çekes Barbora Strycova (e 16-ta në renditje) me rezultat 7-5, 6-4. /Telegrafi/