Australia sot njoftoi një rekord ditor, me 25 vdekje nga coronavirusi, të gjithë në Victoria ku Melbourne po hyn në javën e tretë nën “shtetrrethim”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 25 vdekjet e reja tejkalojnë nivelin e mëparshëm prej 21, të mërkurës së kaluar, duke çuar totalin e Australisë nga 396 në 421.
Shefi i mjekëve në Australi paralajmëroi sot se ‘është plotësisht e mundur’ që rekordi të rritet përsëri pasi shpërthimi vazhdon në Victoria.
Sidoqoftë, shteti pa vetëm 282 raste të reja nga afro 16,000 rezultate provash në 24 orët e fundit.
Ndryshe, Melbourne ka qenë nën kufizimet më të ashpra të Fazës 4 që nga 2 gushti, me një shtetrrethim në vend nga 8 i mbrëmjes në 5 të mëngjesit.
Jashtë qendrës së Melburnit, nuk ka një kufizim të tillë, por njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. /Telegrafi/