Site icon Telegrafi

Australia po zhvillon një spërkatës të hundës që mund të zvogëlojë ndjeshëm nivelet e coronavirusit

Kompania bioteknike australiane Ena Respiratory, deklaroi të hënën se është duke u zhvilluar një spërkatës të hundës i cili përdoret zakonisht për ftohje dhe grip, mirëpo që mund të zvogëlojë ndjeshëm edhe zgjerimin e ndikimit të coronavirusit, bazuar në një studim të fundit tek kafshët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një studim i bërë tek një kafshë tregoi se produkti i quajtur INNA-051, uli nivelet e coronavirusit deri në 96 për qind, njëherësh virusi i cili e shkakton sëmundjen e COVID-19.

Kompania deklaroi se produkti i saj do të nisë testimin edhe tek njerëzit në më pak se katër muaj.

Ena Respiratory ka mbledhur rreth 8.24 milionë dollarë për zhvillimin e këtij spërkatësi.

Pandemia e coronavirusit ka bërë që shumë vende të botës të punojnë për zhvillimin e një vaksine efektive kundër sëmundjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version