Parlamenti australian miratoi një projekt-ligj të enjten për të penguar Rusinë të ndërtojë një ambasadë të re pranë ndërtesës së parlamentit, duke përmendur kërcënimet për spiunazh dhe ndërhyrje politike, ndërsa tensionet rriten midis Moskës dhe një mbështetësi të madh të përpjekjeve të luftës në Ukrainë.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese reagoi duke pohuar se ky vendim është marrë për arsye sigurie.
“Qeveria ka marrë këshilla shumë të qarta sigurie në lidhje me rrezikun që paraqet një prani e re ruse aq afër ndërtesës së parlamentit”, tha Albanese.
“Ne po veprojmë shpejt për të siguruar se ajo të mos bëhet një prani zyrtare diplomatike”, shtoi ai.
Ai gjithashtu ka dënuar pushtimin e paligjshëm të shtetit ukrainas nga Rusia, raporton bbc.
Australia është një nga furnizuesit më të mëdhenj të Ukrainës me pajisje ushtarake, trajnime të ushtarëve dhe ndihmave të ndryshme.
I pari i qeverisë australiane tha se opozita dhe ligjvënësit e tjerë që nuk janë në linjë me qeverinë u informuan mbi ligjin të mërkurën mbrëma dhe ranë dakord ta kalonin atë nga të dyja dhomat të enjten. Qeveria ka shumicën në Dhomë, por jo në Senat.
Brenda tre orësh pasi kryeministri e publikoi draftin, ai u bë ligj, duke kaluar të dyja dhomat e parlamentit. /Telegrafi/