Site icon Telegrafi

Australia nuk regjistron rast të vetëm nga coronavirusi, për herë të parë në pesë muaj

Për herë të parë në pesë muaj, Australia nuk ka regjistruar asnjë rast të brendshëm nga coronavirusi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, asnjë rast i vetëm nuk u regjistrua në 24 orët e fundit përkatësisht midis orës 20:00 të premten dhe 20:00 të shtunën.

Shteti i Victorias, njëherësh epiqendra e valës së dytë në Australi – nuk regjistroi ndonjë të prekur për ditën e dytë me radhë, pas një bllokimi 112-ditor.

Lidhur me këtë rast, zyrtarët shëndetësorë thonë se kufizimet e mëtejshme do të lehtësohen në ditët në vijim.

“Faleminderit të gjithë punonjësve tanë të mahnithshëm të shëndetit publik dhe mbi të gjitha njerëzve të Australisë”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt.

Në anën tjetër, shtetet evropiane po përballen me rritje rekorde të infeksioneve të reja me coronavirus. Shifrat e fundit vlerësohen të jenë më të larta se sa në valën e parë të pandemisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version