Telegrafi

Australia në rrezik nga përmbytjet “kërcënuese për jetën”

Autoritetet e emergjencës në Australi po paralajmërojnë përmbytje “kërcënuese për jetën”, derisa shirat e rrëmbyeshëm godasin pjesë të bregdetit lindor të vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa njerëz janë shpëtuar nga ujërat e përmbytjes dhe banorët në shumë komunitete me lartësi të ulët mbi nivelin e detit, në New South Wales, janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Policia thotë se qindra njerëz janë zhvendosur në qendrat e evakuimit tek zonat në veri të qytetit të Sidneit.

WaterNSW paralajmëron se digat përreth Sidneit pritet të tej-mbushen gjatë fundjavës. /Telegrafi/