Site icon Telegrafi

Australia kalon në recension ekonomik

Konsumatorët australian duke pritur rend në market | Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver

Ashtu si shumë vende të tjera edhe Australia ka kaluar ne recension për herë të parë në gati 30 vjet, ku shkaku i kësaj rënie ekonomike është pandemia COVID-19.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, në Australi u tkurr me 7 për qind në tremujorin prill-qershor, krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Sipas raportit, kjo është rënia me e madhe që ka shënuar Australia që nga viti 1959 dhe vjen pas një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë.

Një ekonomi konsiderohet se ka hyrë në recension kur për dy tremujorë radhazi shënon tkurrje të PBB-së.

Kujtojmë që Australia ishte e vetmja ekonomi e madhe që arriti të shmangte një recension gjatë krizës financiare botërore të vitit 2008, kjo kryesisht për shkak të kërkesës nga Kina për burimet e saj natyrore. /TCH/

Exit mobile version