Site icon Telegrafi

Austria ka thyer rekord për dordolecin më të lartë deri më tani

Ndryshimet klimatike janë duke i sfiduar të gjitha shtetet, po ashtu edhe shtigjet australiane të skijimit.

Megjithatë, dy persona në Austri nuk i kanë ndaluar përpjekjet, që të thyejnë rekord, për dordolecin më të lart ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Libri i rekordeve të Ginisit e ka njohur dordolecin Riesi, që nënkupton gjigant, si më të gjatin deri më tani, që ka 38.04 metra.

Dordoleci gjigant që ka thyer rekord për lartësi

Deri më tani, rekordin e mbante Olimpia e gjatë 37.21 metra, një dordolec grua ë ndërtuar në Maine të Shteteve të Bashkuara gjatë vitit të kaluar.

Riesi u ndërtua në Donnersbachwald, në rajonin qendror austriak të skive të Riesneralm dhe ishte ide e mirëmbajtësit 52-vjeçar Gerhard Peer, së bashku me menaxherin e ngritjes së skive Erwin Petz.

Dyshja fillimisht kishin për qëllim që dordoleci të ishte 40 metra i lartë dhe përdorën masive dëbore për të ndërtuar një kodër kompakte, me madhësi 30 metra të gjerë, në një proces që zgjati 40 ditë.

Gjiganti nga bora, i ka mbijetuar erërave të fuqishme deri në 100 kilometra në orë, me vetëm kapelën prej dy metrash që i binte dhe duhej të riparohej.

Kur u vendos se ky është dordoleci më i madh ndonjëherë, u festua me fishekzjarrë dhe fotografi të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version