Së fundmi, një zog i quajtur Molly është shpëtuar nga një çift në Queensland të Australisë dhe që atëherë ai ka krijuar lidhje të fortë me qenin e tyre, Peggy.
Madje, pronarët e Peggyt i kanë hapur atyre një llogari në internet “Peggy dhe Molly” të cilët numërojnë më shumë se dy milionë ndjekës.
Por, udhëheqësi i Queensland, Steven Miles, thotë se Molly duhet të ribashkohet me familjen, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se ndonjëherë arsyeja e shëndoshë duhet të mbizotërojë”, tha Miles.
Juliette Wells dhe Reece Mortensen kanë njoftuar se e kanë dorëzuar zogun në departamentin e mjedisit të vendit për shkak të një “grupi të vogël njerëzish që ankoheshin vazhdimisht për kafshën që ishte nën kujdesin e tyre”.
“Ne po pyesim se pse zogu i egër nuk mund të vendosë vetë se ku dëshiron të jetojë dhe me kë dëshiron të kalojë kohën e tij”, tha çifti.
Që atëherë, më shumë se 50 mijë persona kanë nënshkruar një peticion për të ribashkuar kafshët. Gjithashtu, Wells dhe Mortensen kanë sinjalizuar se do të vazhdojnë fushatën e tyre për rikthimin e tij.
Ndryshe, zogu magpie është specie vendase në Australi e cila konsiderohet jetike për ekosistemin e vendit dhe mund të jetojë deri në 30 vjet. /Telegrafi/