"Njëra nga shkaqet për formimin e partisë është që të sigurohet platformë pozitive për çështjet lidhur me seksin në kushte të paraqitjeve negative për të që shumë politikanë dhe parti politike kanë", deklaroi liderja e SP-së, Fiona Patten.
Patten, e cila në vitin 1992 e formoi grupin për lobim "Eros", pohon se ka mjaft përvojë që të drejtojë parti politike.
"Padyshim që kam fituar përvojë të madhe duke punuar në industrinë e seksit. Kam parasysh se gjithmonë jam interesuar për seksin. Mendoj tërë jetën. U falënderohem prindërve për këtë", deklaroi Patten, e cila luftoi një vit rresht për të regjistruar zyrtarisht Seks Partinë nga ana e autoriteteve australiane.