Stuhi të forta me reshje të shiut të rrëmbyeshëm kanë goditur pothuajse gjysmën e Australisë, e cila prej muajsh po lufton me vatrat e zjarrit që kanë shkatërruar shumë pjesë të këtij vendi.
Edhe pse stuhitë mund t’i ndihmojnë zjarrfikësit që po luftojnë kundër vatrave të zjarrit të madh, meteorologët thonë se ende nuk është e sigurtë nëse do të bie shi në ato zona ku është shumë e nevojshme, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë nuk dihet nëse do të mjaftojë, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/NSWRFS/status/1217622740078739456
Deri më tani shiu nuk ka qenë i mjaftueshëm për të fikur vatrat e zjarrit, e siç raporton CNN zyrtarët e këtij vendi janë të brengosur që shiu i rrëmbyeshëm mund të shkaktojë përmbytje pasi që uji po rrëshqet nëpër tokën e thatë.
https://twitter.com/Ffs_OMG/status/1217793572793212929
Gjithashtu thuhet se zjarri ka shkatërruar një pjesë të madhe të vegjetacionit që do të duhej të absorbonte të reshurat e shiut. E në anën tjetër ekipet emergjente të Victoria kanë publikuar në Facebook disa fotografi, ku shihen dëmet e stuhive përfshirë gropën prej 4 metrave të thellë që është hapur në një rrugë.
Në disa pjesë të Melbourne ka rënë shi deri në 77 milimetra, duke rritur rrezikun për përmbytje. Ndërkaq ekipet e zjarrfikësve në New South Wales, kanë shkruar në Twitter se edhe pse ky shi nuk mund të fikë të gjitha vatrat e zjarreve, sigurisht se po u ndihmon në lokalizimin e tyre.
BREAKING NEWS!!
Downpours of rain in Australia have already extinguished 32 bushfires and the number of blazes have fallen from 120 to 88. #PrayForAustralia 🙏🏼 pic.twitter.com/sNguCgVSiV
— Marvelous ⎊ (@MarvelousRDJ) January 16, 2020
CNN raporton se shiu nuk ka rënë në të gjitha zonat e prekura nga zjarri, por në New South Wales mbi 10 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/