Telegrafi

Australia, 2.8 milionë dollarë për blerjen e ujit

Autoritetet publikuan një listë të gjatë të masave për mbrojtjen e mjedisit jetësor si pjesë e fushatës parazgjedhore për para zgjedhjeve parlamentare të 21 gushtit.

“Do ta blejmë ujin e nevojshëm për produktet bujqësore, për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme lumenjtë”, tha zëvendëskryeministrja e Australisë, Xhulia Gijard.

Deri tani Qeveria shpenzoi diçka më shumë se një milion dollarë për blerjen e ujit. Disa deputetë kanë kërkuar nga pushteti ekzekutiv qendror që ta marrë përsipër menaxhimin e resurseve të ujit. /Makfaks/Telegrafi/