Telegrafi

Australi, zjarrfikësit në garë me motin

Një zjarr ka rënë në afërsi të një ish-baze ushtarake në të cilën ndodhen bomba të pashpërthyera, bën të ditur BBC online.
Moti i ftohtë dhe me shi solli njëfarë lehtësimi, por parashikuesit paralajmërojnë për një valë të re të nxehti në fundjavë.

Temperaturat po ngrihen në Queensland, ku një sipërfaqe e gjerë me shkurre ndodhet nën zjarr, në Ishullin Brajbi, në veri të qytetit Brisban.

Ndërsa në New South Wells, autoritetet lokale thanë se ekipe zjarrfikësish kanë punuar për të përfituar nga moti i ftohtë i shoqëruar me shira.

“Kushtet e ftohta meteorologjike kanë ndihmuar zjarrfikësit në terren për të hyrë në zona të vështira dhe për të vënë nën kontroll disa vatra zjarresh”, ka thënë një drejtues lokale për ABC News, transmeton Tch.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të shfrytëzojmë këto kushte, por jemi të vetëdijshëm se në ditët e mbetura të javës i nxehti do të kthehet”, ka shtuar zyrtari.

Të paktën 17 zjarre vazhdojnë të jenë të paprekura në New South Wells, me rastet më të këqija që janë në qytetet Jas, Suseks Inlet dhe Kuma. /Telegrafi